Formula 1/ Valtteri Bottas rrëfen traumat dhe obsesionet: Nisa të mos haja, dukesha si një person i varur nga droga…
McLaren dominoi Garën Sprint në Çmimin e Madh të Miamit në Botërorin e Formula 1 me Lando Norris dhe Oscar Piastrin që vendosën diktatin e tyre në pistën amerikane.
Ishte pikërisht kampioni i botës në fuqi i kampionatit, Lando Norris ai që kaloi i pari vijën e finishit të kësaj gare me 19 xhiro i cili la pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri. Për Norris, kjo është fitorja e parë sezonale edhe pse bëhet fjalë për një garë të shkurtuar.
Podiumin e Garës Sprint e plotëson Charles Leclerc me Ferrarin që në fillimin e garës arriti t’iu rezistojë sulmeve të Antonellit. Kryesuesi aktual i kampionatit edhe këtë radhë pagoi startin jo të mirë të garës dhe në fund arriti t’i japë jetë një dueli me shokun e tij të skuadrës George Russell për vendin e katërt me italianin që arriti ta marrë këtë pozicion.
Mbeti jashtë pesëshes së parë Max Verstappen që u detyrua të kënaqej me vendin e 6 me holandezin që la pas 7 herë kampionin e botës Leëis Hamilton. Në dhjetëshen më të mirë të kësaj garë u përfshinë edhe Pierre Gasly, Isack Hadjar dhe Franco Colapinto.
Top Channel