“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale
Rezoluta e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikanë nga ligjvënësit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler në mbështetje të bashkimit të Kosovës me NATO-n, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat evidentojnë sidomos faktin që dokumenti i bën thirrje katër vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën të rishikojnë pozicionin e tyre.
Vendet në fjalë janë Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Argument ii paraqitur nga kongresmentët në fjalë është se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për të hapur rrugën e saj drejt integrimit në aleancën ushtarake.
Sipas tekstin, mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh të NATO-s vazhdon të kufizojë përparimin e Kosovës, pavarësisht orientimit të saj strategjik me vendet e NATO-s dhe angazhimit të saj për stabilitet rajonal. Kongresmeni Keith në mënyrë të vecantë insistoi se Kosova ka treguar një “angazhim të qartë për stabilitetin rajonal dhe orientim strategjik me vendet e NATO-s,” por shtoi se përparimi i saj drejt anëtarësimit po pengohet nga mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh.
“Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën të rishikojnë pozicionet e tyre dhe të sigurojnë që Kosova të ketë një rrugë të besueshme dhe të realizueshme drejt anëtarësimit,” ishte komenti i tij. Më herët, Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, FDD, theksoi se rezoluta me mbështetje dypartiake, përbën një sinjal të fuqishëm politik dhe përcjell mesazhin se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Ballkanin një çështje strategjike të papërfunduar dhe se nuk është koha për të tërhequr apo kufizuar angazhimet ushtarake në rajon.
Top Channel
“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale