Fitore e pastër e Dinamos në ndeshjen e sotme në “Air Albania”, që zgjidhi gjithçka në pjesën e parë me dy gola të shpejtë të Malomos në harkun e 5 minutave.

Sulmuesi arriti të shënonte fillimisht në minutën e 15-të, teksa tundi rrjetën edhe në të 20-ën, duke qenë edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Me këtë fitore, shoqëruar me humbjen e Partizanit, Dinamo konsolidon pozitat në vendin e katërt me 4 pikë mbi rivalët e kuq të kryeqytetit.

Dinamo City-Egnatia 2-0
Golat: Malomo 15’, 20’

Top Channel