Tetë muaj hetime me metoda proaktive për goditjen e shpërndarëve të drogës, zbardhen detajet e operacionit ‘blic’ në Elbasan

02/05/2026 11:49

Ka përfunduar operacioni i antidrogës në Elbasan, i cili nisi prej mbrëmjes së djeshme.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se ky operacion ka ardhur në vijueshmëri të operacioneve të mëparshme e Rrjeti dhe Tempulli, ndërsa hetimet kanë nisur ne shtator 2025.

Gjatë operacionit janë përdorur metodat proaktive nga ana e policisë me agjente te infiltruar, si dhe janë dokumentuar me pamje filmike.

Në total janë lëshuar 26 urdhër arreste, 10 arrestuar dje dhe 8 më herët sot, 7 në kërkim dhe 1 është i mitur që do të procedohet në gjendje të lirë.

Ky operacion është i fokusuar tek shpërndarësit e lëndëve narkotike në qytet.

Top Channel