Dy javë hetime, goditet një tjetër rast prostitucioni në Durrës fshehur në apartament me qira, disa të arrestuar
Këngëtarja Rovena Dilo ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” ku rrëfeu udhëtimin e saj artistik si dhe lidhjen me babanë e saj të ndjerë.
Teksa me panelin kujtonin dhe këndonin këngët e saj më ikonike, këngëtarja u ndal te kënga “Përtej Kohës”. Ajo tha se atë ia kishte kushtuar babait të saj të ndierë, teksa rrëfeu edhe një histori me të atin kur ajo filloi karrierën e saj muzikore në Greqi.
“Këngën “Përtej Kohës” ia kam kushtuar babit tim. Prindërit janë shumë të rëndësishëm. S’ka si prindërit, dy janë vetëm. Janë shumë të shenjtë. Jeta është një kujtim shumë i gjatë.
Babai im njëherë më tha një gjë shumë të bukur. Kur isha e vogël unë mbyllja derën e dhomës dhe këndoja pafund me radion time. Kur shkova në Greqi dhe fillova të këndoj dhe të fitoj dhe nuk fitoja pak, babi më tha: A moj Rovena, tu shpërblye gjithë ajo lidhje”. Unë këndoja për qejf ndërkohë, nuk kisha asnjë synim, ishte natyrale. Ishte dëshira e një të riu që ka një talent”, tha Rovena Dilo.
Top Channel