Më shumë se 27 fluturime në Evropë janë prekur nga kërcënimet me bomba, pas një sërë alarmesh të rreme që kishin shkaktuar ndërprerje të trafikut ajror në mbarë kontinentin më 3 dhe 5 dhe 6 nëntor. Deri më tani, shkaku i këtij kaosi të vazhdueshëm mbetet i panjohur. E vetmja pistë është një email, përmes të cilit pretendohet se merret përgjegjësia për kërcënimet. Emaili mban nënshkrimin “Luftëtarët e Male State”. Ky emër, me sa duket, lidhet me një grup të mistershëm rus, të njohur si “Male State” (Shteti mashkullor) ose “Male Legion” (legjioni mashkullor).