Video/ Arbër Hoxha i pandalshëm te Dinamo Zagreb, tund rrjetën me një “predhë” nga jashtë zonës
02/05/2026 17:19
Arbër Hoxha ka gjetur sërish golin në kampionatin kroat, ku aktivizohet me skuadrën e Dinamos së Zagrebit.
Sulmuesi kuqezi arriti të shënonte në minutën e pestë me një goditje të bukur nga jashtë zonës në transfertën që Dinamo po zhvillon ndaj Goricës.
Ky ishte goli i shtatë për Hoxhën në kampionat në 29 ndeshje të luajtura. 27-vjeçari ka arritur të dhurojë 5 asiste.
Top Channel