Video/ Arbër Hoxha i pandalshëm te Dinamo Zagreb, tund rrjetën me një “predhë” nga jashtë zonës
Sulmuesi i Kombëtares, Anis Mehmeti në sezonin e ardhshëm pritet të luajë në Premier League.
Skuadra e tij, Ipswich, fitoi me shifrat e pastra 3-0 ndaj skuadrës së QPR dhe siguroi matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit anglez dhe një prej ligave më të forta.
Pak javë më parë kualifikimin e kishte arritur edhe skuadra e Coventry. Në ndeshjen e sotme mori rreth 20 minuta loje edhe Mehmeti, i cili duhet thënë se ka qenë një element shumë i rëndësishëm në këto 46 javë të Championship.
Sulmuesi i Kombëtares ka startuar në plot 39 ndeshje në këtë sezon, teksa ka arritur të shënojë plot 10 gola, teksa ka dhuruar edhe 7 asiste. Mehmeti ka kontratë me Ipswich deri në verën e vitit 2029.
Me fanellën e Shqipërisë Anis Mehmeti është aktivizuar në katër takime, por me siguri prania e tij në Premier League do të rrisë edhe kuotat në Kombëtare, me apo pa Sylvinhon.
Top Channel