Barcelona prek gjithnjë e më shumë titullin kampion të La Liga. Skuadra katalanase arriti të marrë maksimumin në një fushë të vështirë sic është El Sadar në Pamplona pasi arriti të fitojë me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me barazimin 0-0, një 45 minutësh që nuk pati shumë për të treguar. Ishte Osasuna ajo që pati shanset më të mira në këtë fraksion me Budimir që në fillim u ndal nga shtylla, ndërkohë që më pas ishte Joan Garcia ai që nuk lejoi që porta e tij të prekej.

Në pjesën e dytë Barcelona dominoi në fushën e lojës por po haste në vështirësi për gjetjen e golit, kjo deri në minutën e 80 kur Lewandowski me një gjuajtje me kokë pas një asisti të Rashford zhbllokoi rezultatin duke i dhënë avantazhin 1-0 Barcelonës. Pak minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë i shënuar nga Ferran Torres. Megjithatë Osasuna kishte ende për të thënë dhe në minutën e 89 rihapi llogaritë duke shkurtuar diferencën në 2-1 me golin e Raul Garcias për t’ i bërë akoma më emocionuese minutat e mbetura.

Por në fund shifrat mbetën 2-1 dhe Barcelona e çon në 14 pikë për momentin diferencën me Realin e Madridit që do të luajë me Espanyolin, një ndeshje që mund t’i dhurojë matematikisht titullin skuadrës së Hansi Flick.

Top Channel