Eranda Libohova sapo ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “14”, një këngë që flet për një dashuri të humbur e që jo rastësisht, klipi që shoqëron këngën është xhiruar në shtëpinë e këngëtares. E ftuar sot në Wake Up, këngëtarja na zbuloi jo vetëm parapskenat e klipit të ri por u kthye dhe pas në kohë duke kujtuar shumë nga këngët e saj.