“Vrasje në Kryeministri” është romani i fundit i shkrimtares Diana Çuli. Një roman thriller që të mbërthen në botën e enigmave dhe mistereve. Ngjarjet zhvillohen në hapësira të mëdha e me komplote ndërkombëtare, ku vërtiten personazhe gjithashtu të mistershëm, të thjeshtë në dukje, të dashur, por të dyshimtë e shpesh të pakuptueshëm.