Voilà – Emisioni i Plotë, 19 Korrik 2019
19/07/2019 20:00

Një agjent 007 më ndryshe se kurrë. Lashana Lynch është aktorja e cila sipas Daily Mail, po përflitet për të interpretuar rolin e agjentit më të famshëm në Bond 25. Pas ‘skandalit’ me çiftin zviceran, Loredana kishte marrë vendim t’i anullloje të gjitha koncertet për këtë verë.Mirëpo ajo duket se është penduar dhe ka vendosur që të rikthehet me koncerte për fansat e shumtë. Këngëtari italian Tiziano Ferro, ka bërë një rrëfim për “Corriere della Sera”.Ai ka zbuluar se martesa me Victor Allen u mbajt fillimisht në Los Angeles në 25 qershor dhe më pas një ceremoni e dytë, në 13 korrik në Sabaudia.