TopChannel/Droni ukrainas shkatërron anijet ruse, shpërthime në Rusi:Moska hakmerret mbi Azovstalin!
02/05/2022 18:12

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi të krijohet me urgjencë një Gjykatë Ndërkombëtare Drejtësie, bazuar në parimin e juridiksionit universal, përmes të cilës të gjykohen autorët e krimeve të luftës në Ukrainë. Asambleja miratoi njëzëri një rezolutë në sesionin e saj të pranverës në Strasburg. Në dokument, Moska bëhet fajtore për shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar. “Jemi të tmerruar nga raportet për shfrytëzimin e përdhunimit dhe torturës si armë lufte”, thuhet në rezolute, ku nënvizohen më tek akuzat ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për krime në qytetin e Buchas, i cili ” në mënyrë cinike inkurajoi trupat ruse të vazhdojnë veprime të ngjashme”. Disa ditë më parë, në selinë e OKB-së në Neë York, u zhvillua mbledhja për krimet e luftës në Ukrainës, e organizuar nga Shqipëria dhe Franca dhe e drejtuar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Xhacka u shpreh është thelbësore që të dokumentohen që të gjitha krimet e luftës në Ukrainë nga Rusia, dhe të përdoren në gjykatë. Situata në terren vazhdon të mbetet e nderë. Vetëm pak orë pas evakuimit të suksesshëm të një grupi civilësh nga kompleksi industrial Azovstal në Mariupol, forcat ruse duket se kanë rinisur su;met mbi fabrikën që po srehon një numër ushtarësh ukrainas, por edhe banorësh të zonës. BBC citon një nga mbrojtësit e uzinës, komandanti e gardës kombëtare të Ukrainës, Denys Shlega, të pohojë se bombardimet rifilluan në momentin që u larguan autobusët e evakuimit. “Sapo u larguan civilët nga uzina, filloi zjarri me të gjitha llojet e armëve”, është shprehur ai. Sipas Shlegës, disa qindra civilë kanë mbetur brenda kompleksit, së bashku me rreth 500 ushtarë të plagosur.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20