Politikania bavareze Ilse Aigner pritet të jetë kandidatja e përbashkët e bllokut konservator Partisë Social Demokrate (SPD) për postin e presidentes së ardhshme të Gjermanisë. Nëse zgjidhet, ajo do të bëhet gruaja e parë presidente në historinë e vendit. Sipas mediave gjermane, kandidatura e saj pritet të shpallet zyrtarisht të hënën. Aigner aktualisht drejton Parlamentin e Landit të Bavarisë dhe është anëtare e Unionit Kristian Social. Ajo ka mbajtur më herët edhe postin e ministres së Bujqësisë në qeverinë e Angela Merkelit, nga viti 2008 deri në vitin 2013. Kandidaturën e saj e ka mbështetur edhe kryeministri i vendit,, ndërsa sinjale pozitive kanë dhënë edhe përfaqësues të SPD-së dhe të të Gjelbërve. Presidenti aktual i Gjermanisë e përfundon mandatin e tij të dytë në mars 2027 dhe nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë. Pasardhësi i tij pritet të zgjidhet më 30 janar 2027. Megjithëse presidenti ka kryesisht rol përfaqësues, zgjedhja e Aigner do të shënonte një moment historik për vendin.