Ministria e Jashtme italiane është vënë në shënjestër të një sulmi kibernetik, pas të cilit dyshohet se qëndron grupi i hakerave pro-rusë NoName. Autoritetet italiane kanë nisur kontrollet edhe në faqet e ambasadave dhe konsullatave jashtë vendit, ndërsa sistemet e sigurisë kanë arritur të neutralizojnë sulmin pa shkaktuar ndërprerje të shërbimeve.