Presidenti i Paraguait, Santiago Pena është shkarkuar dhe është arrestuar mes një krize financiare që shkaktoi protesta masive dhe që ktheu madje edhe partinë e tij Colorado kundër tij. Kriza u ndez nga urdhri i dhënë në fillim të javës për shpalljen në gjendje falimenti të një banke të madhe digjitale. Pena ka pasur më parë aksione në kompaninë mëmë që zotëronte huadhënësin digjital, Ueno Bank. Ai i ka mohuar akuzat se ka ndihmuar në mbrojtjen e bankës nga inspektimet. Përveç mbajtjes së fondeve publike, Ueno Bank kishte si klientë miliona qytetarë privatë, të cilët tani kanë mbetur pa qasje në llogaritë e tyre. Në një deklaratë të së enjtes ku njoftonte dorëheqjen e tij, të postuar në Facebook, Pena tha se "dëshira e tij më e madhe" ishte që fondet t'u ktheheshin klientëve të Ueno-s. Ai tha se po jepte dorëheqjen për të "sjellë qetësi tek popullata".