Tetë nxënëse janë arrestuar nga Policia e Kenias, pas zjarrit që përfshiu një ditë më parë konviktin e një shkolle vajzash në Gilgil, në veriperëndim të kryeqytetit Nairobi dhe që I mori jetën 16 prej tyre. Zjarri në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Akademinë e Vajzave Utumishi përfshiu katin e sipërm të një konvikti që kishte 135 krevate marinari. Pas shqyrtimi të pamjeve nga kamerat e sigurisë, 8 nxënës dyshohet se planifikuan zjarrvënien, deklaroiu Shërbimi Kombëtar i Policisë në Kenia.