Qeveria italiane mblidhet sot për t`i dhënë dritën jeshile një dekreti masash mbështetëse për transportuesit dhe fermerët, pas përshkallëzimit të protestave për rritjen e çmimit të karburanteve. Për transportuesit parashikohet zhbllokimi i 430 milionë eurove të akorduara më parë, si dhe 45,2 milionë euro shtesë dhe 60 milionë euro për rimbursimin e naftës së blerë gjatë periudhës 1 shtator-5 tetor.