Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10/2026 14:50

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të parandalojë një përsëritje të trazirave dhe plaçkitjeve të fundjavës së kaluar, ndërsa lëvizja e Jelekë-Verdhëve paraqiti planet për një marshim të madh në Paris të shtunën, i cili do ta vërë qeverinë para provës së saj të madhe të radhës. Macron tha të mërkurën se ata që kërkojnë të shkaktojnë çrregullime në protestat e ardhshme do të ndalohen, ndërsa kryeministri Sebastien Lecornu u takua me udhëheqësit e sindikatave në një përpjekje për të zbutur një nga krizat më të rënda që Franca ka përballuar vitet e fundit. Një përfaqësues i lëvizjes "Gilets Jaunes" (Jelekët e Verdhë), një grup që nuk është i lidhur me sindikatat, paraqiti plane për një marshim në zemër të Parisit, duke përfshirë zonat që u plaçkitën vetëm disa ditë më parë. Grupet studentore kanë bërë gjithashtu thirrje për protesta po atë ditë për të nxitur kërkesat për investime më të mëdha në arsim. Jelekë-verdhët po kërkojnë të ringjallin fushatën e tyre të vitit 2018, kundër rritjes së kostove të jetesës dhe rënies së shërbimeve publike. Demonstratat e fundjavës së kaluar degjeneruan me shpejtësi në dhunë të shfrenuar, veçanërisht në Paris, Marsejë, Lion dhe Limoges, që policisë së mbingarkuar iu deshën orë të tëra për ta shuar.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00