Ushtria ukrainase njoftoi se ka kryer një evakuim mjekësor nga vija e frontit duke përdorur një dron, një arritje që duket të jetë e para në botë për këtë vend që ka përvetësuar gjerësisht teknologjinë e dronëve ndërsa pushtimi rus po i afrohet pragut të pesë viteve. Brigada e 92-të Sulmuese e Forcave Tokësore të Ukrainës bëri të ditur se kishte evakuuar një ushtar të plagosur nga vija e frontit, duke përdorur një dron të aftë për të transportuar ngarkesa të rënda.