Top News – SHBA e Izraeli përgatiten për luftë / Avionët luftarakë simulojnë sulme të reja mbi Iran
22/10/2026 14:20

SHBA dhe Izraeli kanë simuluar sulme të reja ndaj Iranit, duke fluturuar pranë kufijve të Teheranit. Ushtria izraelite angazhoi dhjetëra avionë luftarakë në një stërvitje, të hënën, trajektorja e së cilës përputhej me atë të një sulmi të mundshëm. Avionët fluturuan më shumë se 1300 km larg nga Izraeli, duke kaluar përmes hapësirës ajrore siriane dhe irakiane, dhe u kthyen mbrapsht në kufirin me Iranin, thanë zyrtarë për "Axios". Zyrtarët bënë të ditur se Izraeli dhe Uashingtoni kanë hartuar plane specifike për një valë të re sulmesh pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA në muajin nëntor. Qëllimi është rrëzimi përfundimtar i regjimit të Teheranit, pas një serie sulmesh të përbashkëta që çuan në shpërthimin e luftës në Lindjen e Mesme në muajin shkurt. Sipas "The Neë York Times", operacioni planifikohet të jetë i shkurtër, por intensiv, dhe do të ketë në shënjestër infrastrukturën energjetike, bërthamore dhe atë të raketave. Zyrtarët besojnë se një tjetër sulm i fuqishëm do ta çojë ekonominë e Teheranit drejt kolapsit, duke e detyruar atë të bëjë lëshime për t'i dhënë fund konfliktit. Benjamin Netanyahu bëri thirrje për sulme më herët gjatë tetorit, por misioni nuk u realizua për shkak të hezitimit të Donald Trump-it për ta ndezur sërish konfliktin para zgjedhjeve.

Top News – Hakerat nuk përmbahen, miliona sulme / Qeveritë mbyllin uebsajtet, problem programimi
22/10 14:21
Top News – Italia dhe Spanja ‘hapin’ kufijtë / U vunë kontrolle pas dyndjes së emigrantëve në Ceuta
22/10 14:21
Top News – SHBA e Izraeli përgatiten për luftë / Avionët luftarakë simulojnë sulme të reja mbi Iran
22/10 14:20
Top News – SHBA urdhëron largimin e diplomatëve / Arabia Saudite luftë me Huthit, frikë për sigurinë
22/10 12:07
Top News – Qeveri ‘impotente’ e kufij të hapur / E djathta ekstreme e Evropës shfrytëzon dhunën
22/10 12:06
Top News – Putin pranon bisedime me Ukrainën e SHBA / Nisin muajin e ardhshëm në Abu Shabi
22/10 12:05
Top News – Kolaps global i internetit / Frikë nga një valë e gjerë sulmesh kibernetike
22/10 12:05
Top Channel/ Hakerët sulmojnë faqe qeveritare në Europë: Alarm në Holandë, Francë e Danimarkë!
22/10 11:58
Top News – A po i nxit Rusia trazirat në Evropë? Agjentët e Putin mbjellin kaos, frikë për fundjavën
22/10 11:53
Top News – Trump: Paqja është më afër se kurrë…!? Por Rusia dhe Ukraina këmbejnë sulme
22/10 11:39
Top Channel/ Hagë, Jakup Krasniqi refuzon kontrollet mjekësore: 6 vjet trajtim jo njerëzor!
22/10 11:08
Top Channel/ Protestat e transportuesve në Itali, qeveria përgatit paketën e ndihmës!
22/10 11:07
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:06
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:05
Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53