Një avion luftarak francez "Mirage 2000D" u rrëzua në Francën verilindore gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e të paktën një pjestari të ekuipazhit, njoftoi të mërkurën Forca Ajrore e vendit. Avioni u rrëzua të martën në orën 21:00, pranë bazës së tij ajrore në periferi të qytetit Nancy, ndërsa ka nisur kërkimi për anëtarin e dytë të ekuipazhit.