Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord të rifillojë bisedimet e paqes me Ukrainën, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, që në muajin e ardhshëm, njoftoi Kremlini të mërkurën. Kjo ndodhi pasi Putini u takua me të dërguarin amerikan Steve Ëitkoff, në kuadër të përpjekjeve më të fundit të Uashingtonit për t'i dhënë fund konfliktit më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.