Stephen Hubbard, një shtetas amerikan i kapur nga forcat ruse në Ukrainë në vitin 2022 dhe i dënuar më vonë me gati shtatë vjet burg, është liruar. Lajmin e konfirmoi vetë presidenti rus, Vladimir Putin, para takimit me të dërguarin e Trumpit, Steve Ëitkoff, në shën Petersburg, këtë të mërkurë. Trump i kishte kërkuar udhëheqësit rus të lironte Hubbard-in, një mësues anglishteje në pension, tashmë në të shtatëdhjetat, i cili i kishte mohuar gjithmonë akuzat se ishte një "mercenar" që luftonte për Ukrainën. Ëitkoff e përshëndeti këtë veprim dhe e quajti Putinin "humanitar". Stephen Hubbard, shtetas amerikan 74-vjeçar nga Miçigani, u akuzua se i ishte bashkuar forcave të armatosura ukrainase dhe po mbahej në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.