Një shkollë për vajza në Kenia është përfshirë nga flakët këtë të enjte duke i marrë jetën 16 nxënëseve. Akademia ndodhej në Gilgil, në perëndim të kryeqytetit kenian, Nairobi ndërkohë që shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet. Sipas Policisë së Kenias, zjarri ka përfshirë konviktin e shkollës, aty ku ndodheshin edhe nxënësit. Përveç viktimave, ka edhe nxënës të tjerë të lënduar, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet në terren.