Top News – Zgjedhjet presidenciale/ Qipro e Veriut, fiton nacionalisti
19/10/2020 14:36

Nacionalisti i krahut të djathtë, Ersin Tatar ka fituar zgjedhjet presidenciale në Qipron Veriore të kontrolluar nga Turqia. Tatar, që është pro Turqisë dhe do që nga ishulli i ndarë në Mesdhe të dalin dy shtete, mori rreth 52 përqind të votave në një fitore të papritur. Kundërshtari i tij, lider i deritanishëm, Mustafa Akinci kërkoi ribashkimin me pjesën greke të ishullit. Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, që ka mbështetur Tatar gjatë fushatës, e uroi menjëherë atë për fitoren. Nuk ka patur ndërkohë komente nga qeveria qipriote në Nicosia edhe pse partitë e opozitës janë ankuar për rezultatin. Tatar në anën tjetër falenderoi presidentin turk në fjalimin e tij të fitores. “Ne e meritojmë sovranitetin tonë, ne jemi zëri i turko qipriotëve”, tha ai. “Ne po luftojmë për ekzistencë brenda republikës turke të Qipros Veriore, ndaj fqinjët tanë në jug dhe komuniteti botëror duhet të respektojë të drejtën tonë për liri, sepse ne e meritojmë atë”. Qipro është e ndarë që nga 1974, kur Turqia pushtoi veriun, pas një grushti shteti të mbështetur nga Greqia. Ishulli efektivisht është i ndarë, me pjesën veriore të qeverisur nga një qeveri turko-qipriote dhe atë jugore të njohur ndërkombëtarisht të udhëhequr nga qipriotët grekë. Republika e vetëshpallur turke e Qipros së Veriut, që ka një popullatë prej rreth 300 mijë banorësh është e njohur si shtet i pavarur vetëm nga Turqia, ndërsa pjesa tjetër e botës e konsideron atë pjesë të Qipros.

Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02