Top News – Zbulimi i rrallë në Egjipt/ Gjendet qyteti ‘i humbur i artë’ i Luksorit
09/04/2021 17:10

Arkeologët po festojnë zbulimin e qytetit të lashtë më të madh që ka dalë ndonjëherë në dritë atje. I varrosur poshtë rërës për mijevjecarë të tërë, ekspertët thonë se ky është një prej zbulimeve më të rëndësishme që prej gjetjes së varrit të Tutankamonit. Egjiptologu Zahi Hawass ishte ai që njoftoi zbulimin e “qytetit të artë të humbur”, në një zonë pranë Luksorit, shtëpi e Luginës legjendare të mbretërve. “Ky qytet është 3 mijë vjecar, daton nga koha e Amenhotep III, dhe ka vazhduar të përdoret nga Tutankamonit dhe Ay”, thuhet në deklarate. Sende të ndryshme me vlerë si unaza e gjerdanë janë gjetur aty së bashku me enë të ngjyrosura apo tulla balte që mbanin vulën e faraonit. “ Shumë misione të huaja e kanë kërkuar më parë këtë qytet dhe nuk e kishin gjetur kurrë”, thotë Haëass, ish ministër I antikuareve. Gërrmimet në zonën mes tempujve të Ramsesit të Tretë dhe Amenhotepit të dytë, rreth 500 km në jug të Kajros, kishin nisur shtatorin e vitit 2020. Për habinë e ekipit të arkelogëve, brenda disa javësh formacionet e tullave të baltës nisën të shfaqen nga të gjitha drejtimet. Ai që nxorrëm nga toka ishte një qytet I tërë, I ruajtur në gjendje mjaft të mirë , me mure thuajse të plota e dhoma të mbushura me mjete të jetës së përditëshme, vazhdon deklarata. E nuk mbaron këtu, pasi misioni pret të gjejë edhe varre të paprekura, të mbushura me thesare.

Top Channel/ SHBA nis shkurtimet për ushtrinë në Ballkan, preket Maqedonia e Veriut
15/09 23:09
Top Channel/ Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis/ Fotoja e fshehtë që mund të ndryshojë hetimin
15/09 23:02
Top News- “Epoka akullnajore” po vjen! El Nino sjell valën polare, dimër i pazakontë në horizont
15/09 23:00
Top News- Dasma e djalit të Trump u pagua nga oligarku rus, kush është njeriu besnik i Putinit
15/09 22:45
Top News- “Pavarësia e Skocisë, çështje kohe”, Mbretëria e Bashkuar drejt shpërbërjes
15/09 22:34
Top News- Inteligjenca Artificiale mund të na vrasë, tjetër alarm nga ish-eksperti i Google
15/09 21:20
Top News- Lufta me Iranin ‘zbraz’ arsenalin amerikan, raporti rrëzon pretendimet e Donald Trump
15/09 20:50
Top News- SHBA mbështet Kosovën, por ngërçi… / Uashingtoni: Kriza politike po cenon raportet tona
15/09 20:10
Top Channel/ SHBA e pranon për herë të parë: Kemi armë në hapësirë
15/09 20:02
Top News- Rusia godet me raketa helikopterin danez, plasin tensionet në Detin Baltik
15/09 19:45
Top Channel/ Mesazhet nga SHBA për Shqipërinë: Çmontojmë organizatat kriminale
15/09 19:40
Top News – Del nga burgu neonazisti/ Numri dy i Agimit të Artë kërkon sërish pushtet
15/09 17:30
Top Channel/ Ilias Kasidhiaris përfundon dënimin, edhe nga burgu është angazhuar në politikë
15/09 15:32
Top News – Fjalimi ‘sekret’ i Von der Leyen / Presidentja e KE flet të mërkurën për gjendjen e BE
15/09 14:46
Top News – Araghchi viziton Kinën. Hormuzi në fokus, Pekini kërkon të ndërmjetësojë
15/09 14:37
Top News – Rebelët mbledhin OKB / Takim urgjent pas përparimit të huthëve në Arabi
15/09 14:32
Top News – Kolonët mësyjnë xhaminë / Dhjetëra izraelitë hyjnë me forcë në oborrin e Al Aksas
15/09 14:11
Top News – ‘Luftë duan, luftë do kenë’/ Arabia Saudite kërcënon Huthët – Do përgjigjemi me forcë!
15/09 13:47
Top News – Armatimi ka dalë në hapësirë / SHBA pranon se ka armë në orbitën e tokës-Gati për sulm!
15/09 12:34
Top Channel/ Lirohet nga burgu kryefashisti grek, Ilias Kasidhiaris përfundon dënimin
15/09 12:20