Viti 2026 pritet të renditet ndër vitet më të nxehta në histori, me gjasë në vendin e dytë, pas vitit 2024, që mban rekordin e temperaturave më të larta. Paralajmërimi vjen nga Shërbimi i Bashkimit Europian për Ndryshimet Klimatike, Copernicus, i cili thekson se ngrohja globale po përshpejtohet nga aktiviteti njerëzor dhe fenomeni klimatik El Ninjo.