Një valë e re kërcënimesh për vendosjen e bombave në avionë ka shkaktuar ndërprerje dhe masa të shtuara sigurie në disa aeroporte evropiane edhe gjatë ditës së sotme. Sipas raportimeve të deritanishme, të paktën 17 fluturime janë prekur nga incidentet, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet për të përcaktuar origjinën dhe vërtetësinë e kërcënimeve.