Top News – ‘World wide web’ del në ankand/ Krijuesi i internetit, nuk regjistroi kurrë patentë
15/06/2021 20:14

Krijuesi i “world wide web”, Sir Tim Berners-Lee, po shet kodin origjinal të përdorur në krijimin e internetit modern, si NFT. NFT-të janë një formë unike e pronësisë vetëm për artikujt dixhitalë, dhe nuk përfshijnë domosdoshmërisht kontrollin e të drejtës së autorit. Ata gjithashtu janë kritikuar gjerësisht si një skemë për qëllime përfitimi si dhe që dëmton mjedisin. Disa shprehën habi për lajmin, nisur nga fakti që Sir Tim nuk e patentoi kurrë shpikjen e tij. Shitja po trajtohet nga shtëpia e ankandeve Sotheby's dhe paratë e mbledhura do të shkojnë për kauzat e zgjedhura nga Sir Tim dhe gruaja e tij, tha Sotheby's. Sir Tim shpiku web-in, mënyrën moderne me të cilën përdorim internetin, në vitin 1989. Ai propozoi një mënyrë për të lidhur informacione të ndryshme të ruajtura në Internet me njëri-tjetrin përmes hiperlinkeve dhe krijoi serverin dhe browser-in e parë të internetit. Faqja e parë e internetit, e përshkruante më së miri idenë: "Akses universal për një univers të tërë dokumentesh." Sotheby's po nxjerr në ankand një koleksion prej katër artikujsh të ndryshëm si një NFT i vetëm dixhital. Gjithsej, janë gati 10,000 rreshta kod i shkruar. Sir Tim nuk u përpoq kurrë të fitojë para direkt nga shpikja e tij, dhe rrjeti mbetet një standard i hapur. CERN, organizata kërkimore në të cilën Sir Tim punonte asokohe, hoqi dorë nga të gjitha të drejtat e saj për teknologjinë dhe e la atë në pronësi publike në 1993. Sotheby's reklamon koleksionin si "kopja e vetme e nënshkruar e kodit për shfletuesin e parë të internetit, që ekziston", në të njëjtën mënyrë sic mund të shitet dorëshkrimi i një njeriu të famshëm.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20