Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas aksioneve të institucioneve të Kosovës në veri, duke deklaruar se Serbia do të presë një moment të favorshëm në arenën ndërkombëtare për të vepruar lidhur me Kosovën. Deklarata e tij erdhi pasi autoritetet morën nën kontroll stacionet hekurudhore në Zveçan, Leposaviq dhe Leshak, objekte që konsiderohen nga Prishtina si pjesë e strukturave paralele serbe. Nga Kina, Vuçiç tha se serbët në Kosovë i presin shumë vështirës”, ndërsa shtoi se Serbia duhet të presë derisa marrëveshja e Brukselit dhe Karta e OKB-së të respektohen.