Top News – Vriten 4 luftëtarë të huaj në Ukrainë / Kievi konfirmon, ishin vullnetarë kundër trupave ruse
04/06/2022 17:27

Ukraina njoftoi të shtunën për vdekjen e katër vullnetarëve të huaj ushtarakë që luftonin forcat ruse. Legjioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Ukrainës, një brigadë zyrtare vullnetare, njoftoi se vullnetarët nga Gjermania, Holanda, Australia dhe Franca kishin humbur jetën, por nuk specifikoi se kur dhe në çfarë rrethanash kishte ndodhur kjo. “Ne humbëm vëllezërit tanë në luftime, por trimëria e tyre, kujtimi dhe trashëgimia e tyre do të na frymëzojnë përgjithmonë”, thuhet në një deklaratë. Gazetarët e AFP-së në Harkiv muajin e kaluar ishin të pranishëm në varrimin e shtetasit holandez të përmendur në deklaratë, Ronald Vogelaar. Kolegët thanë se ai ishte vrarë disa ditë më parë nga artileria. Australiani ndërkohë u raportua i vrarë në maj dhe vdekja e tij u konfirmua nga një zëdhënës i departamentit të punëve të jashtme. Gazeta Mercury e Tasmanisë e identifikoi atë si Michael Charles O'Neill, 47 vjeç. Parisi të premten konfirmoi se një luftëtar vullnetar francez ishte vrarë në luftime në Ukrainë, pas raportimeve se ai vdiq nga zjarri i artilerisë në rajonin e Harkivit. Deklarata zyrtare e së shtunës u shoqërua me fotografi të luftëtarëve të huaj ku shiheshin të veshur me kamuflazh dhe duke mbajtur armë të vogla. Qytetarë nga vende duke përfshirë Danimarkën, Izraelin, Poloninë, Letoninë, Kroacinë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Kanadanë i janë bashkuar mbrojtësve ukrainas. Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi formimin e forcës në fillim të luftës dhe Kievi menjëherë më pas tha se kishte marrë rreth 20,000 aplikime. Konflikti, tashmë përtej ditës së tij të 100-të, thuhet gjithashtu se ka tërhequr një numër të konsiderueshëm luftëtarësh vullnetarë nga Gjeorgjia ish-Sovjetike, e cila zhvilloi një luftë të shkurtër dhe katastrofike me Rusinë më 2008. Rusia pretendoi këtë javë se kishte vrarë "qindra" luftëtarë të huaj në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj më 24 shkurt dhe ndaloi fluksin e të ardhurve. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55