Me 91 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi I Kosovës ka votuar në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zyrën e prokurorit te specializuar. Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e jashtëzakonshme se lëvizjet për për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara janë të nxituara dhe të paanalizuara mire, ndërsa theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të ketë gjyq. Sipas Kurtit, “adresa e fitores për ish-krerët e UÇK është apeli”, ndërsa kujtoi se krijimi i Dhomave të Specializuara ishte kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur ishte votuar në Kuvend.