Qindra qytetarë janë mbledhur përpara ministrisë së brendshme për të kërkuar drejtësi për 32 vjecarin Lear Kurti, i cili humbi jetën në spitalin e Traumës, pasi u shoqërua nga patrullat e komisariatit nr 3 në Tiranë. Duke brohoritur ‘ju jeni vrasës’, qytetarët kërkojnë të zbardhet e vërteta lidhur me vdekjen të riut.