Top Channel/ Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh!
04/11/2026 16:40

Katër kandidatë me origjinë shqiptare garuan në zgjedhjet e mesmandatit të së martës në Shtetet e Bashkuara. Sipas rezultateve jozyrtare të cituara nga mediat në Shkup, deri mëngjesin e sotëm vetëm njëri prej tyre, Joe Hoxha, rezultonte në avantazh dhe drejt fitores. Hoxha, i cili shërben aktualisht si përfaqësues republikan në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it, kryeson garën në distriktin 78 me një diferencë prej rreth 1.8 pikësh përqindjeje. Sipas të dhënave të Decision Desk HQ, janë numëruar më shumë se 95 për qind e votave. Megjithatë, gara ende nuk është shpallur zyrtarisht. Në New York, kandidati republikan Diamant Hysenaj humbi garën për Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit në distriktin 14, përballë demokrates Alexandria Ocasio-Cortez. Kjo e fundit siguroi rreth 78 për qind të votave, ndërsa Hysenaj mori afërsisht 21.5 për qind. Po në Neë York, demokrati Shpëtim Qorraj nuk arriti të merrte një mandat në Asamblenë e shtetit, ku përballë kishte republikanin në detyrë Michael Tannousis, që fitoi me rreth 60 për qind të votave. Ndërkohë në Connecticut, republikani Peter Lumaj humbi garën për postin e sekretarit të shtetit. Sipas Decision Desk HQ, fituese u shpall demokratja dhe sekretarja aktuale e shtetit, Stephanie Thomas, e cila kryesoi me një diferencë prej rreth 24 pikësh përqindjeje, në një kohë kur atje janë numëruar tashmë mbi 80% e vortave. Zgjedhjet u zhvilluan në një natë të rëndësishme për politikën amerikane, në të cilën demokratët rimorën kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit të SHBA-së.

Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15
Top Channel/ Protesta e studentëve, protestuesit nisen drejt Kryeministrisë, marshojnë nga…
11/11 17:08
Top News – Veliaj i çon letër Ballës. Kërkon komision hetimor: Rama më kërcënoi përmes Gogut
11/11 16:21
Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03