Aleksandër Vuçiç u përball me një situatë të pakëndshme në seancën e fundit të Kuvendit të Serbisë, ku drejtimin tashmë e ka marrë Lista Studentore, që fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit. Kryetari i ri i Kuvendit i fiku mikrofonin ish-presidentit Vuçiç, pasi ai tejkaloi kohën e lejuar për fjalim dhe po përdorte debate procedurale për të zvarritur punimet e parlamentit. Pas humbjes së partisë së tij (SNS) në zgjedhjet e parakohshme të tetorit ndaj "Listës Studentore" dhe dorëheqjes së tij të mëhershme nga posti i presidentit, Vuçiç është ulur tashmë në bankat e opozitës si deputet i thjeshtë dhe kryetar i grupit parlamentar. Për tre ditë radhazi, ai dhe deputetët e tij bllokuan procesin e zgjedhjes së organeve të reja drejtuese të parlamentit përmes fjalimeve të gjata, derisa kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Aleksandar Çupiç, ndërhyri të martën duke i ndërprerë fjalën. Menjëherë pasi i hoqën të drejtën e fjalës, Vuçiç u largua nga seanca.