Një ngjarje e rëndë abuzimi seksual është regjistruar në vend, ku një vajzë 13-vjeçare me origjinë nga Shkodra, e cila ka edhe shtetësi amerikane, është abuzuar seksualisht nga disa persona në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ishte e ëma ajo që ngriti alarmin tek uniformat blu, pasi e mitura kishte disa ditë që ishte larguar nga banesa.