Parashkrimi dënimit ka shpëtuar një shqiptarë nga ekstradimi prej Britanisë së Madhe drejt Shqipërisë. Sabri Sopoti, 60 vjeç, u arrestua në qershor 2026 në një banesë në veri të Londrës nga oficerët e Njësisë Kombëtare të Ekstradimeve pranë Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA). Ai ishte i kërkuar nga drejtësia shqiptare pas një dënimi dhënë nga Gjykata e Dibrës në vitin 2000 me 24 vite burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky është dokumenti gjykatës së ekstradimeve në Londër disponuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ku tregohet ndërprerja e procesit të ekstradimit për Sabri Sopotin, me kërkesë të palës kërkuese shtetin shqiptarë.