Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë Foltores së Ripërtëritjes së Partisë Demokratike në Durrës, ku për pak sekonda është ndërprerë energjia elektrike në sallën ku po zhvillohej takimi. Në momentin kur janë fikur dritat, të pranishmit kanë ndezur celularët për të ndriçuar sallën, ndërsa aktiviteti ka vijuar normalisht pas rikthimit të energjisë elektrike.