Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar një valë entuziazmi në Europë, ku nuk kanë munguar as ironitë ndaj presidentit Donald Trump. Marrja e kontrollit të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve shihet si një goditje e rëndë politike për presidentin amerikan dhe si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve transatlantike.