Komisioni Europian në progres-raportin e 2026 për Shqipërinë arrin në përfundimin se autoritetet shqiptare ruajtën angazhimin e tyre të vendosur ndaj objektivit strategjik të integrimit në BE, si përparësia kryesore e vendit, me synimin për të përmbyllur të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027. “Ruajtja e ritmit të reformave do të kërkojë realizimin e shpejtë të reformave cilësore që lidhen me procesin e integrimit evropian” thuhet në progres raport ku janë përfshirë edhe zhvillimet që lidhen me protestat. Duke u mbështetur në lëvizjen qytetare, në tetor të vitit 2026 u zhvilluan protesta të udhëhequra nga studentët, gjatë të cilave pati incidente të dhunshme ndërmjet protestuesve dhe Policisë së Shtetit Shqiptar. Deri më tani nuk është zhvilluar asnjë dialog. Të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për t'u angazhuar në një dialog konstruktiv.