Ky muaj, që tradicionalisht është lidhur me librin dhe aktivitetin më të rëndësishëm kulturor të vitit, këtë herë nuk do të mirëpresë Panairin e Librit. Kjo ngjarje, e parashikuar në datat 11-15 nëntor është shtyrë për muajin tjetër, pasi organizatorët i druheshin dështimit dhe pjesëmarrjes së ulët të lexuesve, veçanërisht të rinjve, si pasojë e protestave në kryeqytetet. Organizimi i Panairit të Librit në datat e parashikuara nuk do të dilte diçka e bukur. Ky aktivitet nuk do të shkonte në nivelin e duhur për të realizuar pritshmëritë tona, të botuesve, autorëve, përkthyesve dhe në radhë të parë të lexuesve.