Policia e Dibrës ka arrestuar djalin dhe bashkëshorten e 53-vjeçarit e Urim Fikut, 53-vjeçarit që humbi jetën ditën e martë në fshatin Godvi të Bulqizës. Sipas policisë, djali dhe e ëma dyshohet se e kanë vrarë atë duke e qëlluar me armë zjarri dhe mjete të forta prerës, ndërsa për të fshehur gjurmët kanë denoncuar sikur viktima ishte sulmuar nga një kafshë e egër, e dyshuar ari.