Gjykata Kushtetuese po merr masat për mbrojtjen nga zjarri dhe vjedhjet. Pas protestave të dhunshme në Tiranë, Kushtetuesja ka rishpallur procedurën e tenderit në vlerë mbi një milion e gjashtëqind lek pa tvsh, me kohë për dorëzimin e aplikimeve deri në 13 nëntor për vendosjen e një sistemi alarmi kundër zjarrit. Në raportin teknik përcaktohet domosdoshmëria e pasjes së një sistemi wireless për sinjalizimin antizjarr, që garanton funksionimin pa ndërprerje edhe nëse godina mbetet pa energji elektrike. Godina e Gjykatës Kushtetuese me adresë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit specifikohet që është institucion i rëndësisë kritike ku siguria e jetës, pronës publike dhe vazhdimësia e funksioneve shtetërore nuk lejon asnjë marzh gabimi inxhinierik