Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi dyshohen si pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitje në vila dhe banesa luksoze në rajonin e Galicisë. Të dyshuarit, të moshës 31 deri në 32 vjeç, akuzohen për rreth 20 grabitje në provincat Ourense, Pontevedra dhe A Coruña. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit ‘Ziralla’, pas disa javësh hetimesh nga Garda Civile. Grupi kishte një mënyrë të mirëorganizuar veprimi, përzgjidhte paraprakisht banesat në zona të qeta rezidenciale dhe kryente grabitjet gjatë natës, duke arritur të përfundonte një të tillë brenda vetëm 10 minutash.