Diskutimet për paketën fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2027 janë zhvendosur në Komisionin e Ekonomisë, ku mazhoranca dhe opozita shkëmbyen pyetje dhe përgjigje mbi ndryshimet që pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm. Pas bojkotit, opozita u rikthye në komision për të kërkuar sqarime mbi uljen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla, rritjen e tatimit mbi dividendin, taksimin e akomodimit dhe efektet e ndryshimit të taksës së qarkullimit. Një nga shqetësimet kryesore ishte ndikimi i ndryshimeve të TVSH-së në çmimet për konsumatorët. Ministria e Financave bëri të ditur se do të përdoren mekanizma monitorimi për të verifikuar uljen e TVSH-së ndërsa ekzisotn mundësia e një bordi transparence të përhershëm për karburanteët.