Top News – Vendimi i Britanisë së Madhe/ Vaksina e Astrazeneca-s, jo për personat nën 30 vjeç
08/04/2021 12:46

Autoritetet britanike rekomanduan që vaksina e AstraZeneca-s kundër COVID-19-s të mos u jepet personave në moshë të rritur nën 30 vjeç, kur është e mundur, kjo për shkak të forcimit të provave se ajo mund të ketë lidhje me një lloj të pazakontë mpiksjeje të gjakut. Rekomandimi erdhi pasi entet rregullatore si në Britani, ashtu edhe në Bashkimin Evropian theksuan se përfitimet nga marrja e vaksinës vazhdojnë t’i tejkalojnë rreziqet për shumicën e njerëzve edhe pse Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se kishte gjetur një "lidhje të mundshme" mes vaksinës dhe mpiksjeve të gjakut. Autoritetet britanike rekomanduan që personave nën 30 vjeç t'u ofroheshin vaksina të tjera alternative. Por EMA nuk këshilloi kufizime të reja lidhur me moshën e atyre që duhet ta marrin vaksinës, duke ua lënë vendeve anëtare të saj të vendosin nëse do ta kufizojnë ose jo përdorimin e saj. Disa vende kanë vendosur tashmë kufizime lidhur me vaksinën. Çdo masë në këtë drejtim po vëzhgohet nga afër pasi vaksina, e cila është më e lirë dhe më e lehtë për t'u ruajtur se shumë të tjera, është kritike për fushatat globale të imunizimit. Ajo konsiderohet si shtyllë e programit të mbështetur nga OKB-ja, i njohur me emrin COVAX, i cili synon të furnizojë me vaksina disa nga vendet më të varfra të botës. Konferencat për shtyp të enteve rregullatore të BE-së dhe Britanisë u zhvilluan në të njëjtën kohë të mërkurën pasdite. Rezultatet e hetimeve lidhur me raportet për mpiksje të gjakut ngjallën shqetësim në lidhje me shpërndarjen e vaksinës së AstraZeneca-s. Agjencia e BE-së i përshkroi mpiksjet si efekte anësore "shumë të rralla". Ndërsa britania e madhe ka nisur përdorimin e vaksinës së kompanisë amerikane Moderna, e cila merret me dy doza, në fushatën e saj të imunizimit që nis të mërkurën në Uells. Vaksina e Modernës është e treta e miratuar për përdorim në Britani pas asaj të Oxford-AstraZeneca-s dhe Pfizer-BioNTech-ut.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55