Top News- Vendi më i sanksionuar në 70 vite!/ Rusia e Putin nis bombardimet mbi një tjetër qytet
12/03/2022 17:22

Rusia vijon sulmet mbi Ukrainë pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve apo tryezave të dialogut. Kjo këmbëngulje e ka bërë Rusinë që të hyjë në histori tashmë edhe për numrin e lartë të shteteve që kanë vendosur sanksione ndaj saj. Sipas Qendrës Kundër Dezinformimit, Rusia është bërë vendi më i sanksionuar gjatë tetë viteve të fundit më shumë se Koreja e Veriut, Mianmari, Kili, Kuba, Kina, Irani dhe Siria gjatë 70 viteve. Pas vendosjes së sanksioneve në vitin 2014, produkti i brendshëm bruto i Rusisë ra me 2%, ndërkohë po të njëjtat burime flasin se pas sanksioneve të fundit, vendi pritet të falimentojë. Sipas parashikimeve më optimiste për Rusinë, falimentimi i vendit mund të ndodhë jo më herët se në muajin maj, për shkak të bllokimit ndërkombëtar ndaj Putin. Por pavarësisht kësaj, Putin nuk heq dorë, ndërsa ka nisur bombardimet mbi një tjetër qytet ukrainas. Trupat ruse kanë bombarduar me intensitet mbrëmjen e së premtes qytetin jugor Mykolaiv. Vitaliy Kim, kreu i rajonit, tha se po luftohet për të zmbrapsur trupat ruse. Sipas tij, bombat kanë goditur kudo, pa diferencim, duke përfshirë edhe një lokal dhe pallat. Videot e sulmit janë publikuar në rrjetet sociale, teksa vendi shihet i mbuluar nga tymi e flaka. Kujtojmë se agresioni rus mbi Ukrainën është në ditën e 17 të tij.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43