Udhëheqësit evropianë pritet të marrin një vendim historik nëse do të nisin programin e parë të kontinentit për fluturimet njerëzore në hapësirë. Ministrat do të mblidhen në Romë më 15 dhjetor për të vendosur nëse do t'i japin dritën jeshile një programi, kostoja përfundimtare e të cilit do të jetë 10 miliardë euro. Qëllimi është të reduktohet varësia e Evropës nga SHBA-ja për dërgimin e astronautëve në hapësirë. Kjo do të kërkonte ndërtimin e një anijeje kozmike evropiane, si dhe të bazave për lëshimin dhe uljen e saj. Këto të fundit ka gjasa të vendosen në Guianën Franceze, ku ndodhet Qendra Hapësinore e Guianës; aty, kompania komerciale "Arianespace" dërgon satelitë në orbitë për llogari të Evropës prej rreth 45 vitesh.