Top News – Vazhdon grevën e urisë/ Aleksei Navalni mund të jetë prekur nga tuberkulozi
06/04/2021 12:22

Kritiku i burgosur i Kremlinit Alexey Navalny është zhvendosur në një repart për të sëmurët brenda burgut, pas ankesave për kollë dhe temperaturë, njoftoi të hënën gazeta Izvestia. Të hënën herët, Navalny tha përmes një postimi në Instagram se një i burgosur i tretë në seksionin e tij ishte dërguar në spital në dyshimet për tuberkuloz. Në postimin e tij, Navalny tha se mjekët e burgut e kishin diagnostikuar atë zyrtarisht me “kollë të rëndë” dhe temperaturë 38.1 gradë celsius, çfarë le të kuptohet për ethe të lehta. 44 vjeçari Navalny, kritiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, aktualisht është i burgosur në Koloninë e Korrektimit No 2, rreth 100 kilometra larg Moskës, që njihet si një nga burgjet më të ashpra në Rusi. Navalny tha se në njësinë e tij gjenden 15 të burgosur, tre prej të cilëve të shtruar në spital nën dyshimet për tuberkuloz. Tuberkulozi është një sëmundje infektive me pasoja serioze që kryesisht prek mushkëritë dhe përhapet nga një njeri tek tjetri përmes ajrit, kryesisht përmes kollës dhe tështitjes. Kjo sëmundje është zhdukur kryesisht në vendet e zhvilluara dhe sistemi i shëndoshë imunitar i një individi e lufton atë në mënyrë të suksesshme në shumicën e rasteve. Në postimin e tij të hënën, Navalny tha se të burgosurit në njësinë e tij vuanjnë nga kequshqyerja, me qull në dukje si balta dhe patate të ngrira. Aktualisht ai është në grevë urie me kërkesat për kushte më të mira. Kequshqyerja dhe humbja e peshës shkatërrojnë aftësitë e sistemit imunitar për të luftuar turbekulozin. Më parë, Navalny ishte ankuar për dhimbje akute shpine dhe këmbësh, dhe se rojet nuk e lejonin të flinte. Kohët e fundit ai kritikoi njoftimet e medias shtetërore se ai kishte kushte të rehatshme në burg. Ai ftoi gazetarët e medias shtetërore që të kalonin natën në burgun e tij me të dënuarit e qelisë së infektuar nga turberkulozi.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55